Le të arsyetojmë pak mbi atë që po ndodh këto tre javët e fundit në Francë. A mund të quhet kryengritje? Varet nga çfarëkuptojmë me fjalën kryengritje – sigurisht, mirëpo sido që ta kuptojmë këtë fjalë, një gjë e tillë po ndodh. E me gjasë edhe do të vazhdojë. Dhe kjo nuk është se dëshmohet thjesht nga përplasjet e dhunshme që po ndodhin tash prej dy të shtunash me radhë në metropolin parisien. Nuk janë barrikadat, djegiet e veturave në rrugët e qendrës parisiene ato që e dëshmojnë këtë gjë, e nuk janë as zhakëritë që herë pas here edhe ndodhin në Francë, e as bllokimet e rrugëve që janë shpërndarë në gjithë territorin. Kjo dëshmohet nga dy të tretat e francezëve që e mbështesin këtë lëvizje të përgjithshme që u ndez nga rritja e çmimit të benzinës. Kjo mbështetje është shumë më masive se ajo pjesë e shoqërisë që dënon trazirat që kanë ndodhur. Sa i përket kësaj, interesante janë edhe prirjet për mosbindje tek një pjesë e zjarrfikësve dhe trupave të policisë.

Qartësisht, tash në Francë ekziston një shumësi e cila po ngre krye dhunshëm kundër mjerimit të ri që pollën reformat neoliberale. E cila proteston kundër katandisjes së forcës punëtore në prekariat, kundër rrudhjes së jetës civile në shërbimet sociale publike, kundër taksimit idiot të çdo shërbimi tëëelfare-it, kundër shkurtimeve të stërmëdha të buxheteve të qeverisjeve municipale, dhe tash, gjithnjë e më shumë, kundër efekteve (që po fillojnë të bëhen të matshëm) të Ligjit të Punës (Loi Travail), e që shqetësohet për sulmet e pritura ndaj regjimit të pensioneve, ndaj financimit të arsimit kombëtar (universitetit dhe shkollave të mesme). Pra ekziston në Francë diçka që po ngre krye dhunshëm kundër mjerimit dhe kjo e prodhon thirrjen “Macron, démission!”, një sulm ndaj politikave të bankierit Macron në favor të të klasave sunduese. Objektivat e kryengritjes janë Macron-i dhe taksat. Nuk është një lëvizje sociale tradicionale ajo qëështë ngritur përreth këtyre kryefjalëve – apo të paktën nuk është i tillë sipas formës së shekullit XX, kur një lëvizje i paraqiste objektivat të cilat institucionet e Shtetit ose i pranonin ose i refuzonin vetëm pasi që ato ndërmjetësoheshin prej trupave të ndërmjetme shoqërore. Kjo është një lëvizje e shumësisë, e cila nuk dëshiron ndërmjetësime, e cila është shprehje e vuajtjes së pamasë sociale qëështë akumuluar deri më këtu.

Ka diçka qëta tërheq vëmendjen në këtë lëvizje e që e bën të ndryshme prej betejave më të ashpra që Franca ka njohur në vitet e fundit, si për shembull beteja e vitit në 2005, ajo e qytetarëve të getove (banlieues). Ajo ishte një luftë që mbartte shenjën e një çlirimi, ndërsa kjo e 2018 e ka fytyrën e dëshpëruar. Dhe të mos flasim për ´68. Në ´68 lëvizja e studentëve u mbështet në një vijimësi betejash të punëtorëve. Viti ´68 është greva e 10 milion punëtorëve industrialë, një goditje që u dha në kulm të zhvillimit dhe të rindërtimit të pasluftës botërore. Ndërsa sot, këtu, situata është e mbyllur. Mua, që jam veç një interpretues i vogël i lëvizjeve të mëdha, kjo më kujton më shumë revoltat në burgje se sa gëzimin e sabotazhit që kishte masa e punëtorëve. Sidoqoftë kemi të bëjmë me një lëvizje artificiale, kontradiktore, me larmishmëri territoriale, gjeneracionale, klasore, e lloje lloje dallimesh të tjera; e cila përbashkohet nga mohimi i të negociuarit, refuzimi i hyrjes në lojë brenda strukturave politike ekzistuese. Është padyshim një kryengritje, dhe për momentin zhvillimi i saj është i padeshifrueshëm.

Para saj kjo lëvizje ka një qeveri që nuk dëshiron të lëshojë pe, që nuk mund të lëshojë pe. Nuk ka dyshim se Macron-i po lëviz në një situatë të mbyllur. Përballë një krize ekonomike të cilën ai nuk po mbërrin ta ndalë, ai zgjodhi të mbështetet tek një aleancë hegjemonike me Merkel-in, në një udhëheqësi “dyshe” të procesit të bashkimit evropian, duke menduar të shkarkojë mbi këtë aleancë kostot e një rindërtimi, që do ta nxirrte përfundimisht Francën prej një pozite “minoritare” ekonomike – e cila vështirë se mund të përputhet me ndjenjën e krenarisë kombëtare e koloniale e cila është ende gjallë. Por kjo hipotezë tashmë ka rënë, apo sidoqoftëështë dobësuar shumë. A mos po hyjmë sërish në recesion? Macron-i dhe të vetët e dinë që kjo është e mundur. Ata gjithsesi e dinë se Merkel e ka mbaruar ciklin e saj dhe se hipoteza e nisjes së ripërtërirë të formës-Shtet në Francë tashmëështë e bllokuar. Rregullat e Bashkimit Evropian do t´i bëjnë gjithnjë e më shumë bankierët e Evropës veriore, dhe përcaktimi i ekuilibrit politik tashmë po zhvendoset në ato rajone. Ndoshta ka pasur, dhe ende ka, ndonjë mundësi për Macron-in, që të dalë prej ngërçit në të cilin është futur. Janë zgjidhje që sillen rreth propozimeve për ndryshim të rrugës politike: për shembull rivendosja e TSP (taksës së solidaritetit mbi pasurinë), që do të thotë rinisje e taksimit progresiv mbi të ardhurat e patundshmërive, si dhe anulimi i KSP (kontributi social i përgjithësuar) që merr kuota monetare edhe prej rrogave më të ulëta… për të ndihmuar të varfërit! (për shembull marrin 50 euro prej një rroge prej 500 eurosh!) – e përveç këtyre natyrisht edhe ndalimi i rritjes së çmimit të karburantit në të tashmen e të ardhmen (po priten rritje të të gjitha tarifave të shërbimeve – elektricitetit, gazit, telefonit e ndoshta edhe të taksave universitare në fillim të vitit të ardhshëm). Këto nuk janë zgjidhje që Macron mund t´i ndërmarrë pa u ndarë prej bllokut të pushtetit tek i cili është mbështetur deri më tash. E nëse nuk mund të bëjë këto zgjidhje, atëherë mund të ketë edhe zgjidhje drastike, si psh. shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme apo shpërndarja e Asamblesë Kombëtare (parlamentit). Kanë nisur tash të dëgjohen edhe zëra që propozojnë zgjidhje të tilla… Por ngërçi për Macron-in qëndron tjetërkund. Në fakt ai tashmë ka shkatërruar çdo trup të ndërmjetëm, çdo raport të drejtpërdrejtë me qytetarët, dhe tashmë e ka të vështirë të rivendosë ndonjë raport të tillë. Do të mjaftonte pra pak, në mos për ta bllokuar lëvizjen me ndonjë propozim oportunist e demagogjik, së paku për ta zbehur indinjatën (e cila nuk është forcë e nënvleftësueshme): pra do të mjaftonte, siç thamë më lart, të rivendosej taksa mbi pasuritë e mëdha dhe të rimerreshin në kontroll ato katër miliard euro që iu lanë në dorë padronëve të padronëve, dhe të rishpërndaheshin, në vend që të vendosej taksa për karburantet. Por nuk na takon neve t´i japim këshilla Macron-it. Zëra shumë më autoritarë insistojnë, siç thamë, që të bëhet një manovër ligjore: gjendje e jashtëzakonshme për t´i bllokuar betejat, shoqëruar me mbledhjen e “shtabeve të përgjithshme fiskale”. Kështu do të pranohej se vetëm forca mund t´i ndalë betejat, dhe se vetëm një hapje për reformat fiskale në favor të shumësive do të mund të ndalte rifillimin e betejave. Por pikërisht kjo e fundit është zgjidhja e pamundur.

Tashmë e përmendëm mungesën e ndërmjetësimit social e cila u krijua (dhe u dëshirua) prej qeverisjes Macron. Kësaj i korrespondon, in vitro, tamam si në një pasqyrë, sjellja e jelekëve të verdhë: edhe ata e refuzojnë përfaqësimin apo ndërmjetësimin, të djathtën edhe të majtën, nuk e pranojnë si terren në të cilin do të mund të mbërrihej ndonjë lloj ndërmjetësimi për konfliktin. Këtë gjë e demonstron edhe vështirësia që kanë partitë e opozitës, që nuk po mbërrijnë të hyjnë në këtë lojë. E djathta, siç edhe dihet, pretendon se ka prezencë të madhe në këtë lëvizje. Por kjo mund të jetë e vërtetë vetëm për sa i përket disa fraksioneve ekstremiste, ama shumë më pak e vërtetë sa i përket partisë të madhe tëLe Pen. Edhe nga e majta ka përpjekje për t´u afruar me lëvizjen, fatkeqësisht në të njëjtat terma të vjetëruara të instrumentalizimit. Edhe në Francë vazhdon të jetë ende gjallë imagjinata idiote se janë “të përdorshme” lëvizjet e një lloji të tillë, duke i vënë në punë kundër një qeverisjeje të djathtë. Kjo ështëëndrra e pandërprerë për të pasur në dispozicion një “prift Gapon”! Por kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e lëvizjes punëtore, apo më mirë, edhe kur ka ndodhur ka qenë për shkak se organizimi militant i klasës punëtore e kishte përpunuar spontanitetin dhe e kishte transformuar në organizim. A mos është vallë ky rasti i sotëm? Kur ka vetëm ca grupe të vogla të së majtës që organizojnë përplasje nëpër qytet dhe kur sindikata CGT, tërësisht e huaj për lëvizje të tilla, patetikisht këmbëngul tek rritja e numrit të të punësuarve? Edhe një reflektim i fundit për sa i përket kësaj: a është e mundur lindja e një lëvizjeje si “5 yjet” në një situatë të tille? Është e mundur, madje ka gjasa që menjëherë të ketë tentativa në këtë drejtim – por nuk do të thotë që do t´ia dalin.Megjithatë për këtë do të kemi kohë të flasim edhe në të ardhmen. Çdo zgjidhje është e vështirë aty ku (siç ka ndodhur tashmë në laboratorin italian), e djathta dhe e majta janë shkatërruar prej një “ekstremizmi të qendrës” të maskuar në terma pak a shumë teknokratikë apo “dashamirës”.

E atëherë? Presim të shohim çfarë do të ndodhë. Do të ketë apo jo edhe një të shtunë të katërt me beteja prej jelekëve të verdhë? Gjithsesi është e qartë se reflektimet mbi ta duhet të vazhdojnë. Më lejoni një pyetje naive: si mundet njëshumësi, e karakterizuar së brendshmi lëvizjeve kryengritëse, t´i shmanget kontrollit të së djathtës dhe të transformohet nëklasë, në një fuqi që do të mund të transformonte raportet sociale? Një refleksion fillestar: nëse nuk transformohet në organizatë, kjo shumësi do të neutralizohet prej sistemit politik, do të bëhet impotente. Kjo vlen si për reduktimin e saj djathtas ashtu edhe për reduktimin e saj majtas: vetëm nëpavarësinë e saj mund të funksionojë kjo shumësi. Ja dhe një reflektim i dytë: kur flasim për organizatë nuk e kemi fjalën për organizim partiak – a thua se Shteti i partive mund të jetë organizim i shumësive. Një shumësi e organizuar mund të funksionojë si njëkundër-pushtet pra si një perspektivë e rëndë dhe afatgjatë që do ta shtrëngonte “qeverisjen kryeqytetase” të lëshojë hapësira e para për mirëqenien e shoqërisë. Struktura organizative e paraparë prej “statuteve partiake” amerikano-demokratike, sot e ka shumë të vështirë të qëndrojë në këmbë brenda politikave neoliberale. E nëse nga ana tjetër nuk ekziston më mundësia që shumësia të marrë pushtetin, ekziston vazhdimisht mundërsia që të mbahet sistematikisht e hapur një lëvizje kryengritëse. Dikur kjo situatë quhej “pushtet i dyfishtë”: pushtet kundër pushtet. Ngjarjet franceze tregojnë vetëm një gjë: që nuk është më e mundur të mbyllet një marrëdhënie e tillë, dhe që situata e “pushtetit të dyfishtë” do të mbetet në këmbë, e për një kohë të gjatë do të jetë e pranishme në mënyrë të shprehur, të zëshme siç po ndodh sot, apo në mënyrë latente. Aktiviteti i militantëve pra duhet të jetë që të ndërtojnë solidaritete të reja, rreth objektivave të reja, që e ushqejnë “kundër-pushtetin”. Vetëm kështu shumësia mund të bëhet klasë.

 

PREHISTORIA

Çfarë po ndodh në Francë? Është një revoltë e një populli të çuditshëm, i cili të shtunën e parë (17 nëntor) bllokoi kryqëzimet dhe rrethrrotullimet e rrugëve ndërurbane, si dhe hyrjet e autostradave, e të shtunën e dytë (24 nëntor) u shfaq edhe më luftarak, duke ngritur barrikada në Champs Elysées, duke këmbëngulur të takojë Presidentin e Republikës. Në tështunën e tretë (1 dhjetor) manifestuesit vërshuan në lagjet e pasura të metropolit duke u përplasur dhunshëm me policinë, duke plaçkitur boutiques dhe restorante… A është diçka serioze kjo? Nga vjen vallë? Përse nuk po arrin Macron-i ta ndalë këtë vërshim që po zgjerohet nga e shtuna në të shtunë? A do të ketë të shtunë të katërt?

Jelekët e verdhë ia nisën duke i mbledhur një milion nënshkrime për një ftesë për bashkëveprim kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, e cila u shpërnda në mediat sociale. Pas një milion nënshkrimeve pasuan 250.000 persona të cilët veshën jelekët e verdhë, e shtuna e parë e betejave. Bëhet fjalë për një shumësi në lëvizje: janë subjekte të lidhur horizontalisht me njëri-tjetrin; vijnë kryesisht prej sektorëve më pak të modernizuar të vendit, prej zonave periurbane apo prej qendrës së gjerë gjeografike (qëështë edhe periferia ekonomike) e Francës. Janë klasë e mesme e varfëruar, e lidhur me organizime prodhuesish tradicionalë, të cilat së fundmi janë vënë në lëvizje si pasojë e shtrëngesave dhe reformave neoliberale. Gjithsesi janë njerëz që prodhojnë më pak vlerë ekonomike se sa ata të sektorëve të shërbimeve urbane e të prodhimit “kognitiv”. Thuhet se agjitacioni nisi prej kërkesave për uljen e çmimit të karburantëve, ku Macron së fundmi kishte vendosur një taksë të cilën në mënyrë hipokrite e pati lidhur me shpenzimet e nevojshme për t´iu përgjigjur ndryshimeve klimatike. Kundërshtimi për rritjen e çmimit menjëherë u zgjerua, nga një anë me kërkesën për uljen e përgjithshme të taksimit të punës e të qarkullimit, me kërkesën për rritjen e fuqisë blerëse përballë rritjes së kostos së jetesës, me një protestë kundër padrejtësisë fiskale, e sidomos kundër heqjes nga ana e Macron-it të taksave mbi pasuritë e mëdha. “Macron bankier, Macron dorëheqje!” Shtresë e mesme e varfëruar pra, periferik sa i përket metropoleve, banues i Francës qendrore, në hapësirat e mëdha që ajo ka, e në qytetet e vogla. Njerëz që ia japin Shtetit dy të tretat e rrogës, si taksa për shtëpinë, shpenzime direkte, shpenzime për shërbimet publike dhe … çmim për karburantin. Sepse automobili është mjet kryesor pune, për të shkuar në punë, në një territor ku mjetet e transportit publik janë të pamjaftueshëm, i domosdoshëm për të punuar në shërbimet me lëvizshmëri të lartë (zejtari, infermieri, transport etj.). Qeveria pra jo vetëm që të vë taksë mbi “mjetin e punës” por të merr edhe peng, duke të thënë se është detyrë qytetare të paguash: për të mbrojtur jetën përballë ndryshimeve klimatike. Përgjigjja: “Macron na flet për fundin e botës, problemi ynëështë fundi i muajit!”. A mjafton vallë pezullimi i masave fiskale, mes të cilave edhe taksa mbi karburantin, të cilat u shpallën disa ditë më parë prej kryeministrit Édouard Philippe, për ta izoluar këtë flakë të ndezur, apo për ta shuar tërësisht?

Lëvizja është interesante për t´u analizuar. Në bllokimet e rrugëve që shpejt u shtrinë në sipërfaqje të mëdha në brendësi të vendit, lëvizja paraqitet me një kohezion të vetin, me aspekte lokaliste “parrokiale” (domethënë me organizime që kohezionin e kanë lokal). Por kur vërshon metropolin lëvizja bëhet një shumësi e vërtetë, horizontale, shumëngjyrëshe, … e ndezur. Një lëvizje pra “pa kokë” (këtë e thonë kundërshtarët), domethënë pa drejtues, lëvizje që deklarohet “as e majtë e as e djathtë”, që polemizon me përfaqësuesit e policisë të cilët i konsideron në vetvete të korruptuar, lëvizje që mbi të gjithat vetëpërkufizohet si anti-Macron. Një konvertim i çuditshëm i një pjese shumë të madhe të popullsisë e cila në një kohë shumë të shkurtër kaloi prej votës për populistin e centristin Macron (i cili ia doli të fshinte partitë klasike dhe ideologjitë e kundërvendosura), tek një protestë simetrike ndaj tij – efekti “pasqyrë” i populizmit.

Infiltrim nga e djathta? Është e mundur. Duhet të mbajmë mend gjithnjë se në Francë lëvizjet e ngjashme kanë pasur pranverën e tyre të djathtë, si psh. poujadisme në vitet ´50, një lloj paraprirësi i ´68. Por nuk duhet të ekzagjerohet me këtë – edhe pse është e ditur se ka grupe ekstremistësh të djathtë që lëvizin me zhdërvjellësi në manifestime të tilla. Kontakte me të majtën? Jo edhe aq të dukshme për momentin, edhe pse insoumis-ët e Mélenchon-it janë përpjekur të ndërhyjnë në organizim, dhe sindikatat e CGT e kanë nisur tashmë një përballje me qeverinë sa i përket rritjes së rrogave. Megjithatë nuk duket, për momentin, që ndonjë iniciativë nga e majta ka kapacitetet për t´u futur apo për t´u bërë pjesë e drejtimit të lëvizjes. Është e kotë të përsërisim se në Francë lëvizja anti-fiskale ka pasur gjithnjë karakteristika më shumë të djathta se sa të majta: por problemi nuk është ky. Lëvizja më shumëështë produkt i një indinjate të përgjithshme, qëështë manifestuar prej kësaj lëvizjeje e prej konvergjencës virtuale të betejave – anti-fiskale, por edhe për përmirësismin e shërbimeve spitalore, për çështjen e pensioneve: probleme që janë shtruar të gjitha – e që tash ia kanë nisur të konfigurohen, duke e tronditur vendin nga poshtë, lart (mes 60 – 80% e popullsisë po i mbështesin jelekët e verdhë). Le të vihet re me vëmendje se kjo konvergjenvcë mes betejave të ndryshme është kërkuar me këmbëngulje edhe më parë prej sindikatave, gjatë përpjekjeve e protestave të mëdha që janë bërë kundër Ligjit të Punës (Loi Travail), apo gjatë grevave të hekurudhave. Por kjo konvergjencë asokohe nuk u arrit. A do të përcaktohet djathtas tash kjo konvergjencë? Nuk besoj se do të jetë ky problemi. Por përgjigjja gjithsesi do të nisë të bëhet më e qartë pas “të shtunës së katërt”.

Kryengritja Franceze